Mengjesin e kesaj te hene dy persona te prekur me koronavirus humben jeten ne vendin
tone duke e cuar keshtu numrin e te vdekurve ne 5.
Ministria e Shendetesise njofoi fillimisht vdekjen e nje pacienti 43 vjecar, i cili ndodhej
ne terapi intensive ne Spitalin Infektiv.Pas rendimit te gjendjes , 43 vjecari nga Kavaja
ishte vendosur ne frymemarrje te drejtuar me respirator per disa ore , por nuk mundi te
mbijetoje. Pervec obezitetit , ai nuk kishte semundje te tjera.
Po gjate mengjesit te sotem nderroi jete nje 61 vjecar , i cili gjithashtu ndodhej ne terapi
intensive . Sipas Ministrise 61 vjecari nga Tirana ishte i vendosur ne frymemarrje te drejtuar
me respirator per disa ore , por pavaresisht perpjekjes se mjekeve ai nuk arriti te
mbijetoje . Ai kishte semundje bashkeshoqeruese.
Mbremjen e se dieles nderroi jete edhe nje 71 vjecar nga Kucova , i cili vuante edhe nga tumori
ne mushkeri. Me heret ka nderruar jete nje grua 73 vjecare nga Durresi dhe rasti i dyte ishte
nje 66 vjecar nga Lushnja.
Ne vend jane regjistruar 89 te prekur me virusin , nga te cilet vetem 3 jane sheruar.