E gjithë bota është në pezull për emergjencën e Coronavirus. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët nga e gjithë bota po kërkojnë një kurë dhe një vaksinë që mund ta eleminoje atë. Për momentin të gjithë janë të vetëdijshëm për simptomat më të zakonshme. Këto janë kollë dhe ethe, por përkrah tyre ka nje simptome më pak të njohur edhe pse po aq të dukshme dhe shqetësuese. Ne po flasim për konfuzion, pra konfuzione dhe simptoma neurologjike.
Sipas portalit Money Money.it ’që citon New New York Times’ si burim, problemet neurologjike janë risia e vërtetë. Në fakt, kanali amerikan i lajmeve raporton rastin e një 74 vjeçari i cili kishte vështirësi të shqiptonte emrin e tij dhe arsyen e mbërritjes së tij, tek mjekët në spital.
Sipas mjekëve, problemet neurologjike nuk ishin për shkak të moshës së përparuar të pacientëve, por mund të lidheshin me patologjitë e mëparshme të Koronavirusit. Pikërisht në këtë aspekt, hulumtimi do të ishte kryer nga mjekët e Wuhan. Sipas studimit në fjalë, tek njerëzit që u testuan dhe dolen pozitivi për virusin, simptoma të tjera që hasen jane përgjumja dhe koma e thellë.
Një studim tjetër konfirmonte që simptomat e Koronavirus nuk kishin të bëjnë vetëm me frymëmarrjen, por edhe sistemin nervor. Studime të tjera mbi Koronavirus do të vazhdojnë. Subjekti i këtyre hulumtimeve do të kishte të bënte me një kurë të mundshme ose një vaksinë që do të lejonte të jepte një frenë të rëndësishme për numrin e infeksioneve dhe vdekjeve në botë.