Home Menyre Jetese Sherr i ashpër në Për’puthen/ Ulërima, sharje dhe dhunë, përleshen mes tyre...

Sherr i ashpër në Për’puthen/ Ulërima, sharje dhe dhunë, përleshen mes tyre vajzat në emision

202
0

Debatet e vazhdueshme mes dy vajzave, pjesë e programit “Për’puthen”, Lea dhe Irisi, kanë përfunduar sot me një sherr fizik.

Ka qenë Lea ajo që ka g.oditur me shuplakë Irisin, ish-shoqen e saj të ngushtë.

Debati nisi mes Irisit dhe Orsiolës, vajzës që kishte dalë në takim me Donaton, një prej pëlqimeve të Irisit.

Por mes tyre u përfshi dhe Lea, e cila e g.oditi ish-shoqen e saj të ngushtë me shuplakë dhe e tërhoqi nga krahu.

Në atë çast, Irisi doli nga studioja dhe pas e ndoqi Petro, djali që ka qenë pëlqimi i dy ish-shoqeve dhe është bërë shkak vazhdimisht për debatet mes tyre.