Home News Shëndeti i konsumatorëve eshte në rrezik te madh, Big Market i Vullnet...

Shëndeti i konsumatorëve eshte në rrezik te madh, Big Market i Vullnet Sinës vijon të shesë produkte të mykura

900
0

Siguria ushqimore vijon të mbetet një ndër problemet më te medha ne Shqipëri. Shendeti i shqiptareve eshte ne rrezik te madh per shkak se konsumojne ushqime te skaduara dhe me hormone. Ndërkohë institucioni përkatës, AKU, që duhet të evidentojë dhe ndëshkojë raste të tilla vijon të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh ndaj kompanive dhe supermarkeve që shesin produkte ushqimore pa asnjë standard.

Një rast i tillë është edhe rrjeti i supermarketeve Bigmarket, i cili është themeluar dhe drejtohet nga deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj. Në redaksinë e JOQ Albania kane mberritur ankesa te shumta te qytetareve ne lidhje me pakenaqesine e ushqimeve qe shiten nga ky supermarket. Së fundmi ka arritu nje denoncim, ku një klient i Big Market nga Roskoveci ka konstatuar një produkt ushqimor të mykur.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, një pako me sallam është mykur, e prodhuar nga Fabrika e Përpunimit të Mishit Sauli, është e gjitha e mykur. Qytetari thotë se e ka blerë në pikën e Big Market në Roskovec dhe ka dërguar edhe kuponin tatimor.