Home Menyre Jetese Salianji r rezikon b urgun për “Babalen”, ja tre rrugët që e...

Salianji r rezikon b urgun për “Babalen”, ja tre rrugët që e presin deputetin

140
0

Sot pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës seanca ndaj deputetit të Partisë Demorkatike, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit b.urg nga gjykata e shkallës së parë. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj b.urg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me b.urg të një deputeti. Por për t’i shprehur mbështetjen Salianjit në këtë moment, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj u ka nisur një mesazh deputetëve, duke u kërkuar të jenë të pranishëm në sallë dhe e ka cilësuar procesin orkestrim hakmarrës politik. “Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 në Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji.

Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit”, thuhet në mesazhin që Alibeaj i ka dërguar deputetëve, të cilin gazeta “SOT” e ka siguruar të plotë.