Home Menyre Jetese Sali Berisha Habit me deklaratën e tij : Unë jam kosovar

Sali Berisha Habit me deklaratën e tij : Unë jam kosovar

151
0

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se është kosovar, pasi Tropoja, sipas tij, i përket Malësisë së Gjakovës.

Intervista:

Pyetje: E përmendni shumë Kosovën, po e përdorni për kapital politik?

Berisha: Sëpari, unë dua t’jua përsëris, unë jam kosovar. Tropoja është pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë. Jo me origjinë.

Fevziu: Jeni qytetar i Shqipërisë.

Berisha: Malësia e Gjakovës, siç është Shën Gjergji malësi e Tiranës, Tropoja është Malësi e Gjakovës. Kur është vendosur kufiri, një pjesë e mirë e fshatrave të saj mbetën andej. Unë nuk mund të them kurrë që Kosova përmendet nga unë për kapital politik.