Home Menyre Jetese Rudina tregon per njohjen me Mark Frrokun dhe sesi u nda...

Rudina tregon per njohjen me Mark Frrokun dhe sesi u nda nga Aleksi.Me vinte turp sepse…

709
0

E ftuar në “Why Not” Rudina ka zbuluar me detaje si u njoh me ish-deputetin dhe madje shkuesi eshte VIP-i shqiptar, Visjan Uknecaj.


Ajo u shpreh:
Për njohjen time me Markun, duhet ti bleje një palë këpucë , Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani po prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një nga organizatorët .Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Nuk e kisha parë kurrë nga ekrani.

Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam të Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të vërtetës. Njerëzit që më kishin afër e dinin shumë mirë që Markun e kisha vetëm një mik shumë të mirë.


Më pas nga miqësia filloi te linde dhe shkëndija. Kisha shumë turp që më ndodhi si shkëndije sepse unë e konsideroja thjesht si mik dhe më konsideronte si mikeshë. Por , kur ndodhi shkëndija ishte e dyanshme dhe unë e ndjeva që i kishte ndodhur dhe Markut.


Nga ana tjetër unë isha pothuajse e ndarë akoma jo e divorcuar, por e ndarë. Më pas u riktheva, vazhduam punimet e lokalit që zgjatën rreth 8 muaj dhe ndërkohë që ne punonim nga shkëndia u bë vërtet dashuri dhe një lidhje e konsoliduar, e forte.

Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, sapo kam marrë makinën nga servisi i Aleksit, shtoi Rudina.
Aktorja ndër të tjera tha se ruan një raport shumë të mirë me vajzat e Mark Frrokut.


Nëna ime, pasi mori vesh marrëdhënien time me Markun, sigurisht nuk e mori fare mirë si çdo nënë shqiptare, oi oi oi, shkuli faqet nja ca kohë, sigurisht kishte shumë merak, por porosia e vetme që më tha nëse ti nuk trajton fëmijët e Markut si Viktorian tënde atëhere nuk do jesh më bija ime, është shprehur Rudina.