Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se do te behen hapa pas, në qoftë se vazhdon sërish rritja e rasteve me koronavirus. Ajo kërkoi respektimin e masave nga qytetarët për të shmangur sërish izolimin.
Por mesa duket ministrja thotë bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Ditën e sotme ajo është fotografuar duke shijuar një shëtitje në bregdet. Ministrja është fotografuar në Golem, me vajzat e saj duke bere xhiro. Siç shihet, sipas Manastirliut, respektimi i masave qenka vetëm për qytetarët e thjeshtë.
