Home News Rritja e numrit të rasteve me Koronavirus/ Paralajmeron Manastirliu: Nëse vazhdohet me...

Rritja e numrit të rasteve me Koronavirus/ Paralajmeron Manastirliu: Nëse vazhdohet me keto ritme, do të jemi të detyruar të…

466
0

Duke qene se ditet e fundit rastet me koronavirus jane ne rritje Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u ka kerkuar qytetareve qe te respektojne rregullat per mos ty kthyer ne situaten e meparshme.

Ekspertët tanë e kanë thënë qe ne fillim. Faza e lehtësimit do te aplikohet vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju si qytetar. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, me shume mundesi mund të përdoren frenat e emergjencës.

Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e rihapjes, tha Manastirliu.