Rama paralajmëroi sot pasdite se situata e koronavirusit ditet e fundit mund ta detyrojë atë të rikthejë karantinën. Ish ministri i shëndetësisë, mjeku Tritan Shehu teksa komentoi shtimin e rasteve me Koronavirus ditët e fundit, paralajmëroi kryeministrin Rama.
Ngjarja e sotme është rrjedhim pikerisht i këtij dështimi. Karantinën e bëri për të frikësuar njerëzit, për të dëmtuar ekonominë dhe demokracinë. Kjo tregoi se ajo çfarë bëri ishte një flluskë sapuni. Askush nuk mund të guxojë të thotë se Shqipëria duhet të mbyllet sërish, tha Tritan Shehu.