Home News Rreziku është potencial, Manastirliu ben deklaraten e forte / Ja cfare pritet...

Rreziku është potencial, Manastirliu ben deklaraten e forte / Ja cfare pritet te ndodhe

382
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli ne Real Story per luhatjen e ndjeshme të shifrave të koronavirusit, gjatë ditëve të fundit. Manastirliu tha se rritja e numrit të të infektuarve dy ditët e fundit, si dhe humbja e dy jetëve, tregojnë se rreziku është potencial dhe masat duhet të vazhdojnë.

Është e vërtetë që ka pasur rritje të rasteve të prekura dhe dy humbje jetësh, që tregon se rreziku është i madh dhe masat duhet të vazhdojnë. Ne jemi në një brez të qëndrueshëm, pavarësisht rasteve që mund të klasifikohen si pozitive. Nuk kemi një situatë, që mund të na çojë në një parashikim të keq, por duhet te pergatitemi. Ne do të përballemi me raste të reja te koronavirusit, ku 50% e rasteve pozitive janë në kryeqytet. Në të gjithë vendin kemi 20 vatra te gjalla, familjare dhe vatra të punës.

Një ndër këshillat bazë është ruajtja e distancimit social. Ky është një moment për t’i bërë thirrje gjithë publikut për të vijuar masat e distancimit fizik, higjienës, etj. Gjithë plani ynë në raport me planin e rihapjes së ekonomisë, jetës sociale, përkthehet në një qëllim të caktuar, që nuk është qëllim në vetëvete ai i hapjes, por të mësuarit me rregullat e reja, që duhet të zbatohen nga të gjithë ne.