Drejtori i DPSHTR, Blendi Gonxhja eshte shprehur ne nje interviste se jane disa propozime nga drejtoria per mbarevajtjen e transportit urban edhe pse ende nuk dihet kur do filloje te funksionoje.
Propozimet per rregullat e reja perfshijne disa rregulla: t’i jepet një rol thelbësor policit bashkiak, të hiqet faturinoja, shoferi i mjetit të izolohet dhe të lejohet vetëm 1/2 ose 1/3 e kapacitetit në autobus, por cmimi nuk do te rritet.
Drejtori ka thene:
“Kemi propozuar kapacitet 1/3 apo ½ për shumicën e autobusëve, do të ndahet hyrja e parë nga hyrja e dytë, shoferi duhet të izolohet nga pjesa tjetër e autobusit ne disa raste, do të shmanget absolutisht pjesa e faturinos dhe ky është një problem kyç, dhe duhet që me policinë bashkiake të veprojmë ,por varet nga bashkite se ne disa bashki nuk ka polici bashkiake”.