Në vendin tonë moti do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara pothuajsennë të gjithë territorin. Gjatë darkës vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC – 17ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC – 22ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C – 23ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndrësa forca e valëzimit në det do te jene 4 ballë.
Ndërsa ne Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara . Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë : në zonat malore nga 04ºC – në 14ºC dhe në zonat e ulëta nga 08ºC -18ºC.
Në fotot e mëposhtme eshte paraqitur parashikimi i motit në qytetet kryesore të Shqipërisë :
