Home News Rihapen fluturimet në 18 maj, por ja rregullat e reja qe duhet...

Rihapen fluturimet në 18 maj, por ja rregullat e reja qe duhet ti dini patjeter

414
0

Shqiperia do te hapi kufinjte ajrore dhe tokesore ne date 18 Maj. Kjo do te jete sipas kryeministrit Edi Rama data e rifillimit te udhetimeve pasi eshte deklaruar edhe ne Keshillin e Eksperteve. Madje situata e metejshme per te gjithe ata qe do te hyjne ne Shqiperi me pas do te jete me rregulla strikte te karantimit ne shtepi.

Bashke me keto masa eshte bere e ditur se po rinis edhe hapja e procedurave te shperndarjes se pasaportave dhe i kartave te identitetit . Megjithate udhetimet ketej e tutje nuk do te jen kaq te lehta, sepse mendohet qe pervec kostove te biletave qe do te rriten, por do te kushtoje edhe pajisja e detyrueshme me pasaporte mjekesore apo kryerja e testeve (200 euro) kur te zbresesh ne vende e huaja.

Por ende do te jete e pamundur udhetimi per pushime me kilometra larg pasi 45% e destinacioneve turistike i kane kufinjte e mbyllur per turistet. 30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike ndërsa 7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose vete izolimi për 14 ditë .