Home News Rëndohet akoma bilanci/ Zbulohen edhe 10 raste të reja me Covid-19 në...

Rëndohet akoma bilanci/ Zbulohen edhe 10 raste të reja me Covid-19 në QSUT

389
0

10 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Tiranë. Burime bëjnë me dije se 10 rastet në fjalë janë zbuluar në Qendrën Spitalore Universitare në kryeqytet.

Një prej të infektuarve është në zyrën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, strukturë brenda QSUT-së. Rastet e tjera janë zbuluar në Urgjencë, Kirurgji dhe hematologji. Ndaj tyre po bëhet një hetim nga ISHP për të zbuluar nga është marrë infeksioni.

Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore.