Home News Regjistrohen tre lëkundje tërmeti brenda një ore në Tiranë

Regjistrohen tre lëkundje tërmeti brenda një ore në Tiranë

462
0

Tre lëkundje të lehta tërmeti fatmiresisht janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga EMSC, dy prej lëkundjeve sizmike kanë qenë me magnitudë 2.7 te shkalles rihter ndërsa për lëkundjen tjetër nuk ka informacione mbi madhësinë e goditjes.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 10 km në veri-perëndim të Krrabës. Të tre lëkundjet sizmike janë regjistruar brenda harkut kohor të 60 minutave. Lëkundjet kanë qenë shume të lehta dhe thuajse nuk janë ndjerë fare nga njerezit.