Home News Reagon ashper mjeku Tritan Kalo: Politikanet po shkatarrojne mjekesine, te pakten te...

Reagon ashper mjeku Tritan Kalo: Politikanet po shkatarrojne mjekesine, te pakten te heshtin

598
0

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka treguar se ne kete kohe emergjence duhet te flasim vetem specialistet, kurse politikanet qe shkatarruan mjekesine te pakten duhet te heshtin.

Ja mesazhi i tij:

Epidemite kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, prandaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to.JO dhe vetëm JO Militantizmit dhe Politikbërjes së pabuktë.PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të Bluzave te bardha.Politikanet rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet te heshtin në këto kohë Kovidiane.

Politikanet tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…

SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen cuar më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojëshme të funksionalitetit të tij….Profesionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi Politizmin në Shëndetësi…..SË bashku me ju Bashkëkombasit e mi, Shpresoj se do ja dalim mbane edhe në përballjen me kete armik