Home News Rama tregon dy llojet e bizneseve që nuk do të hapen: Hyjnë...

Rama tregon dy llojet e bizneseve që nuk do të hapen: Hyjnë tek rrezikshmëria më e lartë

765
0

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook ka thënë se berberët dhe klinikat dentare hyjnë tek kategoritë me rrezikshmëri të lartë të përhapjes se koronavirusit dhe nuk do të hapen. Por Kryeministri la mundësinë e një riparje javën e ardhshme dhe më 11 maj do të ketë një zgjerim në tërësi sipas protokolleve.

Ja si eshte shprehur Rama në Facebook:

Më thuaj një vend në botë që ka hapur klinikat dentare. Me kë ekspert të këshillohem? Berberët hyjnë tek rrezikshmëria më e lartë pasi mjafton që nje person me infeksion të ulet në karrige, berberi merr armikun dhe ketej e qeth dhe ketej i fut bombën.

Berberët do shohim javën e ardhshme dhe më 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh. Do jetë një zgjerim ne teresi. Do lajmërojmë përpara që të përgatiten kush do hapen – tha Edi Rama.