Home News Rama shpjegon rregullat e reja: Nesër PENSIONISTËT mund te dalin për ajrosje!...

Rama shpjegon rregullat e reja: Nesër PENSIONISTËT mund te dalin për ajrosje! Lejet për të shkuar në punë me makinë do merren në portalin e-Albania

690
0

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë disa lajme në këtë fundjave gjate nje transmetimi live ne Facebook. Pasi fali gjobat për këmbësorët dhe shoferët, Kryeministri Rama u ka dhënë të drejtë pensionistëve të dalin neser për ajrosje.

“Pensionistët do mund të dalin, jo për domino dhe vizita por për ajrosje dhe ecje në këmbë deri në 11 paradite dhe jo më shumë se dy pensionist bashke duke ruajtur distancën”, tha kryeministri teksa bëri me dije se nga java e ardhshme, lejet për të dalë me makinë do merren në portalin e-Albania vetëm për vajtje-ardhje, shtëpi-punë.

“Javën e ardhshme në portalin e-albania do merret një autorizim javor për ata që janë në punë dhe do te levixìzin me automjet vetem vajtje ardhje në punë, me vetëm një njeri në pjesën e pasme të makinës: Kush merr leje do ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme”, u shpreh kryeministri Edi Rama.