Kryeministri Rama në konferencën për shtyp në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca eshte shprehur se:
Pas 18 majit presim të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qofte jashte kufinjve, por ka gjithmone një kusht. Numrat duhet të na ndihmojnë, ndryshe do bëjmë hapa mbrapa. Qe kjo te mos ndodhe duhet të gjithë të luftojmë individualisht, me zbatimin e rregullave që janë mësuar përmendësh, ne mund të mbrojmë shëndetin e familjarëve dhe të vendit në këtë proces hapje, se fatkeqësia e madhe në këtë situatë nuk është që vendos shumica, por një pakicë shumë e vogël që merr në qafë gjithë shumicën, tha Rama duke shtuar se duhet bërë kujdes i madh nga qytetarët që të mos rikthehen shifrat e larta të infeksionit.