Kryeministri Edi Rama ka bere daljen e tij të fundit publike për sa i përket koronavirusit. Ai ka thënë se Shqipëria deri më sot ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë aspak të mira. Ndërkohë më tej Rama ka shtuar se në vendin tonë do të hapen të gjitha aktivitetet përveç, atyre kulturore, sportive, dasma apo funerale apo transporti publik.
Sipas tij këto janë aktivitet që grumbullojnë shumë njerëz dhe do të hapen më vonë.
Kjo është java e fundit e masave kufizuese të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektatorë, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur, tha Rama.