Home Menyre Jetese “Qëndro e fortë Mami!”, e kaloi ditëlindjen në Sanatorium, Covid 19 i...

“Qëndro e fortë Mami!”, e kaloi ditëlindjen në Sanatorium, Covid 19 i merr jetën nënës së këshilltarit të presidentit Meta

96
0

Këshilltari i presidentit Ilir Meta për mediat, Emiljano Aleksi ka humbur mamanë. Lajmin e hidhur për familjen e jep vetë Aleksi ne rrjetet sociale.


Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Va.rrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë) Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e va.rrimit do jetë familjare për Mamanë tonë!”, shkruan Aleksi .

Ndërkohë që në datën 13 Shkurt, ai kishte njoftuar se e ëma ndodhej e shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ku u detyrua të kalonte dhe datën e saj të lindjes.


Nuk je vetëm, qëndro e fortë Mami! Ne jemi fryt i një nëne të palodhur, që çdo natë bie në gjumë duke falënderuar dhe lutur Zotit të mbrojë familjen. Ti nuk resht kurrë së ndaluari për të kthyer çdo vuajtje që trondit zemrën si një tërmet i fuqishëm në dashuri dhe ngrohtësi.

Nënë! Zotëron këtë aftësi sikur të kesh një damar të përbërë prej qelizash dashurie dhe jete… Po t’i shkruajmë këto rreshta për të thënë se: -për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël ,për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë krevatit tone,për çdo pikë qumësht që kemi marr nga trupi yt,për çdo çast të bukur, kur ke luajtur me ne; për çdo ninullë, që na ke kënduar kur më vije në gjumë.

Të duam pa fund! Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për Ne!” Mami jonë, shpirti jonë, gëzuar ditëlindjen!”, shkruante Aleksi në postimin e tij disa ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here