Mbyllja e kufijve ka shkaktuar krizë për punëtorët sezonalë sidomos per Greqine. Për këtë arsye, kryeministri Rama thotë se po diskutohet me palën greke për të lejuar hapjen e kufinjve per kalimin e punëtorëve sezonale shqiptarë.
Jemi duke diskutuar me palën greke. Kemi pasur edhe një kërkesë të shprehur nga konfederata agropërpunuese dhe jemi duke diskutuar për të hapur kufirin për të shkuar në Greqi dhe për të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe per shtetet e tjera ,tha Edi Rama në emisionin Opinion.