Një dosje spiunazhi ka zbuluar se si Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbuluar perhapjen i cili po vr.et mijëra njerëz në mbarë botën, shkruan The Sun.
Një dokument qe vertetone kete teori me 15 faqe, nga inteligjenca Five Eyes, i marrë prej “The Saturday Telegraph”, ka hedhur akuzat persa i takon qëndrimit kundër Kinës, lidhur me trajtimin e saj ndaj sëmundjes qe perjeton planeti.
Dosja, nga agjencitë e inteligjencës së Sh.B.A.-së, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, gjithashtu deklaron se sekreti i Kinës rreth virusit çoi në një sulm ndaj transparencës ndërkombëtare.
Dokumenti zbulon:
Si e mohoi Kina se virusi mund të përhapet midis njerëzve gjatë fazave të para të shpërthimit
Vendi deshi disa javë për të pranuar se virusi mund të përhapet në këtë mënyrë
Si heshti apo “zhduku” mjekët që flisnin
Shkatërroi provat e virusit në laboratorët e saj
Si nuk pranoi të dërgojë mostra për shkencëtarët në të gjithë globin për të punuar për një vaksinë
Sipas kësaj dosjeje, Kina është fajtore dhe përgjegjëse për mijëra vik.tima, teksa vendi komunist përpiqej të mbulonte të vërtetën.