Home News Publikohen datat kur hapen Kufijtë, Lokalet, Parukeritë, Klubet e Natës….

Publikohen datat kur hapen Kufijtë, Lokalet, Parukeritë, Klubet e Natës….

1838
0

Pas një karantine tre mujorshe, Komuniteti Evropian ka hartuar një plan me 3 faza për hapjen graduale.

Faza e pare tashme ka nisur që ne date 14 prill me hapjen e bibliotekave dhe kioskave. Do të vazhdohet më tej ne 18 prill me rihapjen e ndërmarrjeve bujqësore dhe industriale. Më vone ne date 4 maj do të rinisë lëvizja e njerëzve, por e detyrueshme me maskë dhe duke mbajtur distancë sigurie me njëri-tjetrin.

Ne 4 maj gjithashtu do të hapen dyqanet e mëdha të tekstileve, ato te mobiljeve dhe veshjeve por jo qendrat tregtare. Ne 11 maj do të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Ndersa baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të hapen ne date 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën midis njëri-tjetrit. Ne 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm ne dyqan.

Më 31 maj do të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale. Në shtator të këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne gjithashtu dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore. Në Dhjetor parashikohet hapja e kinemave dhe teatrove.

Në mars 2021 do të hapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe perfundimi i të gjitha kufizimeve të deri tanishme. Ky plan mund të ndryshojë dhe në varësi te situates duke parë ecurinë e koronavirusit.