Home News Protesta masive në Gjermani: Nuk na detyroni dot të bëjmë vaksinën!

Protesta masive në Gjermani: Nuk na detyroni dot të bëjmë vaksinën!

346
0

Me mijëra vetë kane protestuar ne qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej.

Në qytetin e Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest).

Por policia e kishte bllokuar territorin, ndersa protestuesti shtoheshin akoma me shume derisa me ne fund i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash.

Një nga akuzat e protestuesve ndaj qeverisë është shkelja e e të drejtave kryesore të njeriut te garantuara me Ligjin Themeltar, i cili sipas disa protestuesve nuk zbatohet. Tubime te shumta u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Shtutgard, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt.

Në banderola shiheshin mbishkrime si Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij, Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave ose Stop vaksinimit. Në disa vende pati edhe kundër-demonstrata, ku njerëzit thërrisnin se: Nuk ka të drejtë për propagandë naziste. Ndërsa në Hamburg qindra vetë protestuan kundër rregullave të higjienës dhe vaksinimit me detyrim, edhe pse vaksina kundër COVID-19 nuk ekziston ende.