Home Menyre Jetese PRESIDENT MILIARDER: Zbardhet Pasuria E Presidentit Të Ri Bajram Bega

PRESIDENT MILIARDER: Zbardhet Pasuria E Presidentit Të Ri Bajram Bega

232
0

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Begajn si President të Republikës së Shqipërisë.

Begaj, prej 31 vitesh ka shërbyer në ushtri.

Para marrjes së rolit të shefit të shtabit ai ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Profesionalisht Begaj është një emër i palakuar negativisht. Sa i përket pasurisë edhe ai s’mbetet pas nga të ashtuquajturit politikanë.

Madje, në këtë aspekt do ta përfaqësoje fare mirë Presidentin Ilir Meta.

Sipas të dhënave që CNA.al ka siguruar nga ILDKPKI, pasuria e Begajt është mbi dhjetëra miliona si në patundshmëri ashtu edhe në tundshmëri.

Patundshmëritë e tij shtrihen nga Tirana, Kashari, Lundra, Kavaja, Gosa dhe Llogaraja. Begaj dhe bashkëshortja e tij deklarojnë disa llogari bankare që burimin e kanë nga pagat e tyre në shtet, por edhe në privat.

Begaj deklaron tri apartamente banimi.

Një me sipërfaqe 166 m2 dhe garazh me sip 35 m2 në Tiranë, blerë në vitin 2008 në vlerën 91 500 euro.

Apartament banimi me sip 107 m2 në Tiranë, blerë nga prindërit në vitin 1999 me vlerë 2 500 000 lekë.

Apartament banimi në Kavajë me sip 95.6 m2, blerë në shumën 30 000 euro.

Begaj zotëron 1/3 e një ish-objekti ushtarak në Llogara, Vlorë, përfituar pa shpërblim në vitin 1999 me sip 270 m2.

Sipërfaqe toke 1500 m2 në Lundër blerë në vitin 2007 në shumën 500 000 lekë.

Tokë bujqësore me sip 9 339 m2 përfituar sipas ligjit 7501 në Gosë të Kavajës.

Dyqan me sipërfaqe 43.5 m2 në unazën e re, komuna Kashar, blerë në vitin 2015 për 5 000 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Kursime familjare në shumën 7 500 euro.

Depozitë bankare nga kursimet familjare në shumën 5 000 euro.

Depozitë nga kursimet familjare, në shumën 195 dollarë.

Depozitë nga kursimet familjare, në shumën 2 300 euro.

Të ardhura nga paga nga Ministria e Mbrojtjes për periudhën 27.05.2010- 31.12.2010, në shumën 500.000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Kristal dhe konsulenca në spitalin Amerikan për të njëjtën periudhë, 150.000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja për të njëjten periudhë, në shumën 770.000 lekë.

Të ardhura nga bursa e fituar e djemve nga bashkia si nxënës me rezultate të shkëlqyera në shumën 30.000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës për të njëjtën periudhën, në shumën 300.000 lekë.

Të ardhura nga pensionet e shpërblimet e invaliditetit të prindërve si dhe bonuse të tjera si invalidë për të njëjtën periudhë, në shumën 400.000 lekë.

Viti 2018

Llogari në emër të subjektit deklarues në shumën 1 640 87 euro.

Llogaria rrjedhëse e pagës së subjektit deklarues, 31 641 64 lekë.

Pakësuar depozita e subjektit deklarues në shumën 4 018 134 50 lekë.

Fond investimi me vlerë fillestare 4 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 482 901 90 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 80 207 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues në shumën 406 049 78 lekë.

Depozitë në emër të Klajdi Begajt në shumën 2 833 94 dollarë.

Depozitë në emër të Dorian Begajt në shumën 2 515 51 dollarë.

Bono e thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 105 827 39 lekë.

Shtuar gjendja kesh me 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Komandant i Komandës së Doktrinës dhe i Stërvitjes në shumën 1.224.942 lekë.

Kompensimi ushqimor prej 2000 lekë në muaj dhe kompesim telefoni prej 10000 lekë në muaj nga muaji janar-dhjetor 2018 në shumat 24.000 lekë dhe 120.000 lekë.

Te ardhura nga konsulenca mjekësore dhe honorare nga leksione të ndryshme në shumat 200.000 lekë dhe 1550 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si Specialiste për teknologjinë e Informacionin pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe informacionit dhe Logjistikës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në shumën 945.887 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat klinikë mjekësore e bashkëshortes, në shumën 1.497.394 lekë.

Të ardhura nga qiraja e objektit, banesë si dhe qiraja e objektit dyqan, në shumat 480.000 lekë dhe 198.000 lekë.

Shlyer detyrimi për dyqanin në shumën 900 000 lekë.

Viti 2019

Llogari dhe depozita në emër të subjektit deklarues në shumat 3 011 21 euro, 1 199 dollarë, 56 496 66 lekë 773 180 29 lekë dhe 404 284 21 lekë.

Fond investimi me vlerë 5 951 559 46 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 363 967 22 lekë.

Pakësuar llogaria e bashkëshortes me 21 418 lekë.

Depozita në emër të Klajdi dhe Dorian Begajt në shumat 2 812 41 dollarë dhe 2 517 47 dollarë.

Bono thesari në emër të bashkëshortes me vlerë 62 500 lekë.

Dy depozita të subjektit deklarues. Shpenzime për arsimimin e djalit në Gjermani në shumën 1 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 1 782 806 lekë.

Bashkëshortja trashëgimi, 1/20 e një apartamenti me sip 72 m2 në Tiranë.

Fëmijët Dorina dhe Klajdi Begaj me llogari në shumat 81 000 dhe 30 000 lekë.

Tri apartamente, dyqan, troje nga Tirana në Llogara/ Bajram Begaj,

Të ardhura nga paga si Komandant i Komandës së Doktrinës dhe i Stërvitjes në shumën 1.274 000 lekë.

Kompensimi ushqimor prej 2000 lekë në muaj dhe kompensim telefoni prej 10000 leke në muaj nga muaji janar-dhjetor 2018 në shumat 23 727 lekë dhe 120.000 lekë.

Të ardhura nga konsulenca mjekësore dhe honorare nga leksione të ndryshme në shumat 300.000 lekë dhe 2 000 euro.

Të ardhura të bashkëshortes si Specialiste për teknologjjnë e Informacionin pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe informacionit dhe Logjistikës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në shumën 980 666 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat klinikë mjekësore e bashkëshortes, në shumën 1.548 838 lekë.

Të ardhura nga qiraja e objektit, banesë si dhe qiraja e objektit dyqan, në shumat 480.000 lekë dhe 198.000 lekë.

Detyrim për blerjen e dyqanit në shumën 500 000 lekë.

Tri apartamente, dyqan, troje nga Tirana në Llogara/ Bajram Begaj,

Viti 2020

Llogari në emër të subjektit deklarues, në shumat 6 207 68 euro, 1 188 95 lekë, 642 239 35 lekë, 403 420 lekë dhe 1 545 343 92 lekë.

Fond investimi në shumën 1 291 082 lekë.

Llogari në emër të bashkëshortes, 359 605 87 lekë dhe 182 020 lekë.

Bono thesari në emër të bashkëshortes, në shumën 92 657 65 lekë.

Bashkëshortja 1/20 ia dhuron nënës së saj.

Blerë tokë 2500 m2, në Tiranë në shumën 2 500 000 lekë.

Tokë në Lundër, sip 1500 m2 u është dhuruar dy fëmijëve.

Të ardhura nga paga si Komandant i Komandës së Doktrinës dhe i Stërvitjes në shumën 1.435 000 lekë.

Kompensimi ushqimor prej 2000 lekë në muaj dhe kompensim telefoni prej 10000 lekë në muaj nga muaji janar-dhjetor 2018 në shumat 76 708 lekë dhe 245 000 lekë.

Shpërblim në shumën 606 500 lekë.

Të ardhura nga spitali Acibadem në shumën 3 218 67 euro.

Të ardhura nga Ansig, si dëmshpërblim në shumën 3 112 833 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si Specialiste për teknologjinë e Informacionin pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe informacionit dhe Logjistikës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në shumën 860 807 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat klinikë mjekësore e bashkëshortes, në shumën 501 425 lekë.

Të ardhura nga qiraja e objektit, banesë si dhe qiraja e objektit dyqan, në shumat 480.000 lekë dhe 198.000 lekë.

Kontratë shërbimi me një kompani për një projekt me vlerë 7 500 euro./CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here