Per mua nuk ishte je zgjidhje e thjeshte po as shume e veshtire. Italia eshte vendi me i bukur ne bote edhe pse jam krenare qe jam shqiptare se ne shqiptaret jemi krenar dhe me kurajo. E kam dashur Italine dhe mu dha mundesia te kisha nje te ardhme prodesionale dhe e duam me shume tani qe ajo eshte ne veshtiresi per ta ndihmuar.
Jam e lumtur qe jap kontributin tim per koleget e mi qe aktualisht jane te ngarkuar dhe nuk mund te pushojne per shkak te punes intensive qe ka shkaktuar covid-19. Ne kete situate te gjithe po bejne te pamunduren dhe un jam kontributin tim me gjithe zemer per te dale sa me shpejt nga kjo gjendje e veshtire.
Se fundi dua te theksoj se duhet te mbrohemi nga ky armik i padukshem, duke perdorur ne menyre korrekte te gjtha masat paraprake dhe pajisjet mbrojtese personale, sic u tha gjeresisht nga ministria e Shendetesise ne javet e fundit, dhe te vazhdojme te ruajme distancen shoqerore. E di qe nuk eshte e lehte por eshte e vetja arme efektive qe kemi.
KJo ishte deklarata e infermieres shqiptare Dorina Ruko.