Home News Plazh me autorizim? Ministri i Turizmit Blendi Klosi tregon se si do...

Plazh me autorizim? Ministri i Turizmit Blendi Klosi tregon se si do të jenë rregullat për të shkuar në plazh këtë vit

532
0

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qene i ftuar ne nje emision ku ka folur për masat që do të merren gjatë kësaj vere, në mënyrë që qytetarët këtë sezon mund të frekuentojnë plazhet.

Klosi tha se do të ketë distancë mes pushuesve, gjithashtu nuk do të lejohen festat në plazhe dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania si cdo dalje tjeter qe do te bejme.

Megjithese askujt nuk i kishte shkuar nder mend se plazhi do behej duke marre leje, tani per kete ceshtje do te kete edhe rregulla shume strikte.

“Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një rendesi maksimale, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara shumeqartë. Do te kete distance te madhe nga njera tjetra me çadrat e plazhit. Nuk do të lejohen festa masive në bregdet.
Do të jemi të prirur drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik këtë vit”, u shpreh ministri Klosi.