Kryeministri ka vendosur ashtu si nje jave me pare, që të dielën paradite të dalin për ajrosje nënat me fëmijët, duke lënë kështu burrat në shtëpi. Madje me ironi Edi Rama ka deklaruar se burrat përveçse të rrinë në shtëpi, të bëjnë dhe punët e shtëpisë.
Një person i ka komentuar Ramës ku i thotë se sot i ka zbatuar të gjitha rregullat që ai kishte vendosur, ka pastruar shtëpinë, ka larë pjatat.. deri tek gjella. Në fund pasi i tregoi ç’kishte bërë i ka kërkoi leje që të dalë. Mirëpo komenti i Ramës ishte epik i cili i tha të mos lëvizë nga vendi dhe të fillojë me larjen e xhamave.
