Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin Open në Top Channel, u shpreh se gjatë kësaj kohe i është dashur që të ruaj distancën me familjarët e tij, duke qenë se ai është shumë i ekspozuar ndaj koronavirusit
Mjeku tregoi se edhe njerëzit në jetën e përditshme kane filluar ti mbajnë distancë.
Më ka ndodhur edhe mua. Më rrine larg se kujtojnë se kam koronën me vete. Që duhet kujdes patjeter, mbajne distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër. Sigurisht, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. Është një situatë jo e këndshme por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm, tha Pipero.