Home News Pëllumb Pipero: Një lajm jashtëzakonisht i mirë…

Pëllumb Pipero: Një lajm jashtëzakonisht i mirë…

325
0

Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në emisionin Opinion eshte shprehur se është një lajm shumë i mirë fakti që nga qershori plazhet do të hapen. Mjeku tregoi se virusi nuk transmetohet përmes ujit, por e vetmja arsye pse qeveria nuk i ka hapur plazhet është grumbullimi i njerëzve prandaj tek kjo pjesë duhet te kemi shume kujdes.

Ky virus nuk transmetohet përmes ujit, aq më pak nga uji i detit ka thene mjeku i njohur. E keqja nuk na vjen as nga uji i detit, as nga uji i pishinave. Hezitimi është për shkak të grumbullimit të njerëzve buzë detit apo në lokale. Prandaj hapja do bëhet ne menyre graduale. Pak durim! Nëse në 1 qershor hapen hotelet dhe plazhet respektive të hoteleve dhe pas një jave plazhet publike, ky është lajm shumë i mirë, perfundoi mjeku Pipero.