Home News Pasi u rikthye në punë Infektoi 13 persona, Pipero flet për infermieren:...

Pasi u rikthye në punë Infektoi 13 persona, Pipero flet për infermieren: Nuk iu bind këshillimit për tu izoluar

423
0

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur rreth rasteve të shtuara me koronavirus gjatë dy ditëve të fundit. Pipero ka folur në emisionin Open edhe për rastin e një infermiereje që ka infektuar 13 persona të tjerë në një spital në Tiranë.

Sipas Piperos e infektuara në fjalë nuk dihet se ku e ka marrë virusin, ndërsa shton se pavarësisht se i është këshilluar që të izolohet para se të dalë me koronavirus, personi në fjalë ka hezituar dhe ka shmangur këshillimin.

I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të koronavirusit. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën. tha mjeku Pipero.