Home News Pasi futi në kaos gjithë botën, OBSH në Tiranë paralajmëron rikthim të...

Pasi futi në kaos gjithë botën, OBSH në Tiranë paralajmëron rikthim të masave, del kundër hapjes së transportit publik

426
0

Dega e OBSH në Tiranë duket se nuk ka asnjë dallim nga OBSH qendrore. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëron shpesh here se mund të kemi vale të dytë te koronavirusit, ndërsa në të njëjtën linjë duket se është edhe kreu i OBSH në Tiranë.

Përfaqësuesja e OBSH në vendin tonë, Bettina Menne e ka parë me shqetësim rritjen e numrit të të infektuarve në vend ditet e fundit. Gjatë një interviste, Menne u shpreh se masat e ndërmarra në fillim të pandemisë ishin pozitive, por mosrespektimi i tyre mund të rikthejë karantinën perseri.

Jam shumë e lumtur që vendi juaj është hapur sërish, por epidemia nuk ka mbaruar dhe ajo që ne shohim është rritja e rasteve, që do të thotë se të afërmit tuaj mund të infektohen. Ne rekomandojmë që i gjithë stafi që punon në spital dhe mund të ketë kontakt me persona të infektuar, duhet të vendosë maskë, dhe po ashtu në transport publik si dhe në bare dhe restorante që nuk ka 1.5 metër distancë fizike, përndryshe do ju duhet ta mbyllni edhe njëherë vendin. Por a e imagjinoni dot? Vendi duhet të zhvillohet, ekonomia po ashtu, është përgjegjësi sociale e të gjithëve. Autoritetet dhe kompanitë të shmangin infektimin që të mos bëhet më mbyllje dhe marrje masash strikte dhe njëherë”, është shprehur Menne gjatë një interviste.

Kryetarja e OBSH në Tiranë, ka qenë kritike dhe ndaj protestave që janë mbajtur në Tiranë, pasi sipas saj janë kthyer në rrezik për rritjen e numrit të të infektuarve. Sipas saj përveç protestave të organizuara në Tiranë, tashmë po vihen re edhe grumbullime nga vetë njerëzit në bare dhe restorante.

Grumbullime masive nuk kemi, vetëm se u bë një manifestim, grumbullime fizike. Ti shikon në çdo vend të madh në Tiranë, shikon në bare dhe restorante ku distanca fizike nuk respektohet. Duhet të bëhet shumë kujdes në transportin publik, në respektimin e rregullave. E di që hapja e tij është një lajm i mrekullueshëm, por kjo do të varet nga çdo qytetar që do të përdorë transportin publik, por edhe nga kompanitë qe kanë autobusët, pasi duhet të bëjnë dezinfektimin, ka deklaruar Menne.