Home News Pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, s’jua merr mendja ku...

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2020, s’jua merr mendja ku renditet Shqipëria

563
0

“Henley Passport Index” ka radhitur pasaportat më të fuqishme të botës për vitin 2020. Kjo radhitje eshte kryer duke u bazuar në numrin e vendeve që mund të kenë akses poseduesit e këtyre pasaportave.

Surprizuese eshte Japonia me vendin e pare ne kete renditje, me plot 191 destinacione, e ndjekur nga Singapori me 190 destinacione. Ndersa ne vendin e tretë renditet Korea e Jugut me 189 destinacione.

Vendi i preferuar i shqiptarëve, Gjermania rënditet e treta gjithashtu me 189 destinacione. Italia fqinje renditet në vendin e 4 me 188 destinacione.

SHBA dhe Britania e Madhe rënditen në vendin e 8 me 184 destinacione. Kurse Shqipëria mban vendin e 54 me 114 destinacione.

Vazhdojme te mbetimi vendi i fundit ne rajon. Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 47 me 123 destinacione, Bosnje dhe Hercegovina renditet në vendin 52 me 117 destinacione, Mali i Zi në vendin e 46 me 124 vende dhe Serbia në vendin e 33 me 133 destinacione.