Home News Pasagjerët rezultuan pozitivë me Covid-19, Greqia merr vendimin urgjent ndaj vendit nga...

Pasagjerët rezultuan pozitivë me Covid-19, Greqia merr vendimin urgjent ndaj vendit nga erdhi avioni plot me të infektuar

432
0

Greqia ndërpreu të gjitha fluturimet për në Katar, pasi 12 pasagjerë nga 91 të fluturimit Doga-Athinë, i Qatar Airways rezultuan pozitivë me koronavirus.

Avioni u ul të hënën në kryeqytetin Helen. Pasagjerët e rezultuar pozitivë janë 9 pakistanezë, dy grekë rezidentë në Australi dhe një pjesëtar i një familjeje greko-japoneze.

Ata janë vënë në karantinë në një hotel për dy javë. Ndërprerja e fluturimeve me Katarin do të zgjasë deri më 15 qershor.