Vendi ynë ditët e fundit gjeti pak “paqe” nga vala e të nxehtit.
Gjithsesi tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, do përballen me temperatura më të larta sesa java që lamë pas.
Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.
Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash.