Home News Pas 8 vitesh pritje, Edi Rama merr vendimin e rëndësishëm: Nga 1...

Pas 8 vitesh pritje, Edi Rama merr vendimin e rëndësishëm: Nga 1 Janari do heqim

99
0

Kryeministri Edi Rama ka dale ne nje njoftim te ri zyrtar:


Jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë për karburantin bujqësor.

Do të heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, dhe do të ulim gjysmë përgjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët.


Çdo fermer që ta marrë këtë zbritje, duhet të ketë nipt fermeri, dhe të bëjë aplikim online për naftën falas. Ne besojmë që skema mund të përfshijë 70 mijë fermerë që janë të regjistruar.


Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më parë pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me rradhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.


Do të ulim gjysëm për gjysëm mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Barra fiskale përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer”, tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here