Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Marikaj ku ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e 2 shkollave 9-vjeçare. Në fjalën qe mbajti, Rama theksoi se në 26 nëntor duhet të kenë përfunduar te gjitha punimet dhe në 27 nëntor në mëngjes duhet të bëhet festë.
Projekti është shumë i bukur, por hapësirën nuk e kisha kaq të qartë. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë gjithcka. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të voijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë feste dhe me cilësi si sheshi italia, u shpreh kreu i qeverisë.
Gjatë ecjes në këmbë që kryeministri Rama bëri në fshatin Marikaj u përshëndet edhe me disa banore te zones, të cilët kryesisht ishin pensionistë. Rama shfrytëzoi dhe rastin për t’i porositur që të kujdesen, pasi koronavirusi ende nuk ka kaluar.
Rama: Nuk po afrohemi se…
Pensionisti: Ka kaluar gjithçka
Rama: Jo nuk ka kaluar gjithçka, duhet të ruheni tamam, jo me dhënë dorën se është e rrezikshme.