Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka bërë një paralajmërim të fortë ne lidhje me situaten ne Shqiperi. I ftuar në emisionin Arena në RTV Ora, Murrizi deklaroi se në muajt shtator dhe tetor situata pritet te tensionohet në vendin tonë. Sipas tij mund te kthehemi 20 vite mbrapa dhe te ndoshe nje 97 e dyte.
Ai tha:
Me atë që shoh unë, shtatori, tetori, kemi edhe janarin para se të vijnë zgjedhjet, mund të jetë edhe si ’97 . Mund të jetë si ’97, do të jemi këtu, unë nuk e uroj por, 15 palaço politikan, 15 hajdutët e parave publike prej 20 vjetësh, unë nuk besoj se në vitin 2020, 30 vjet pasi është shembur komunizmi t’i vënë shqelmin në fyt 5 milionë shqiptarëve. Nuk ka hipokrizi më të madhe se një reformë që nuk e realizon për 3 vjet, do ta bëjmë për 3 ditë, është krijuar komisioni i reformës zgjedhore në 2017 për 3 vjet, tani thonë do e bëjmë deri më 31 maj.