Home News Pamje nga fluturimi me”Air Albania”/Shqiptaret ngjeshur me njeri-tjetrin, nuk respektohen rregullat

Pamje nga fluturimi me”Air Albania”/Shqiptaret ngjeshur me njeri-tjetrin, nuk respektohen rregullat

441
0

Vijojne ende udhetimet e riatdhetesimit te shqiptareve qe kane mbetur jashte kufijve.Ata udhetojne me Air Albania.


Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa pamje ne rrjetin e tij social facebook , ku shqiptaret shihen ne avion ngjeshur me njeri-tjetrin, duke mos u respektuar distancat e sigurise.


Postimi i plote i Artan Hoxhes:


Ne oren 15:00 zbarkoi ne Rinas , avioni i radhes nga Malpensa i Milanos.Ne bord kane qene mbi 150 shqiptare , te semure qe kane qene per mjekim ne Itali , te moshuar, gra shtatzana madje dhe femije te vegjel , duke mos patur asnje ndenjese bosh.Secili prej tyre ka paguar per bileten 220 euro , ku perfshihet udhetimi me avion dhe karantinimi ne hotel Bonavita , Durres per 14 dite.


Sapo u zbarkuan ne Rinas , nuk u eshte bere asnje kontroll mjekesor , per te vertetuar nese jane te infektuar apo jo.Jane hipur ne 4 autobuza dhe ne vend te Durresit , ku kishin prenotuar dhe paguar , i kane derguar ne Hotel Rafaelo Shengjin.


Qe prej 18 prillit , qeveria shqiptare ka nisur riatdhetesimin e shqiptareve qe kane mbetur jashte kufijve , por ata e paguajne vete bileten e kthimit , ndersa do te duhet te paguajne 7 euro per te ngrene cdo dite.


Ndersa ata qe vijne nga Greqia , karantinohen ne hotelet e Korces dhe duhet te paguajne 35 mije leke ne dite per person.