Home News OBSH jep lajmet e fundit per koronavirusin: Shumica e popullsisë botërore eshte…

OBSH jep lajmet e fundit per koronavirusin: Shumica e popullsisë botërore eshte…

546
0

Lajme te reja vijne per koronavirusin në nivel boteror, përveç testeve për të identifikuar koronavirusin, autoritetet e shëndetësise kane filluar studime te reja rreth ketij virusi te panjohur me pare. Ato kanë filluar të bëjnë studimet e para serologjike dhe, bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, mund të thuhet se një përqindje relativisht e ulët e popullsisë ka zhvilluar antitrupa.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, thote gjatë konferencës te mbajtur për shtypin mbi pandeminë e koronavirusit, duke theksuar se kjo do të thotë se shumica e popullsisë është akoma e ndjeshme ndaj virusit prandaj duhet te jemi te kujdesshem duke ruajtur distancimin social.

Pikërisht për këtë arsye është thelbësore të mbahet vigjilenca e lartë, veçanërisht në një kohë kur, duke eliminuar gradualisht masat kufizuese, mund të ndodhë qe të kete perseri rritje të infeksioneve të reja. Sipas numrit një të OBSH Shpërthim i rasteve është identifikuar në Wuhan, në Gjermani ka pasur një rritje të rasteve pas relaksimit të masave kufizuese dhe e njëjta ka ndodhur në Korenë e Jugut.