Vazhdimi i disa masave kufizuese të ndërrmara nga qeveria e Ramës ka revoltuar jo pak qytetarët në të gjithë vendin. Vendosja e fashave të orarit, fundjava pa makina dhe bllokimi i plazheve ka nxitur pakënaqësinë e shume shqiptarëve.
Pikërisht për këto masa, një nga ata që ka reaguar edhe më keq është këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.
Përmes një videoje ai shihet teksa nuk kursen sharjet nga më të rënda në drejtim të kryeministrit.
Gjithashtu ai shprehet i pakënaqur edhe për mbylljen e lokaleve. Kujtojmë se qytetarëve i ka ardhur në majë të hundës me masat qe vihen përditë nga kryeministri Rama dhe duket sikur nuk është larg shpërthimi I një mosbindjeje qytetare.