Home News Nuk kishte me çfarë t’i ushqente: Gruaja gatuante gurë me shpresën që...

Nuk kishte me çfarë t’i ushqente: Gruaja gatuante gurë me shpresën që fëmijët do i zinte gjumi duke pritur ushqimin

384
0

Një nënë e tetë fëmijëve, nga Kenia, tregon se gatuante gurë për fëmijët, me shpresën se ata do t’i zinte gjumi duke pritur ushqimin. Tashmë që i gjithë vendi është në izolim te plote, për shkak të koronavirusit, Penianh Bahati Kitsao, shprehet se muaji i kaluar ka qenë një torturë e vërtetë. Brenda shtëpisë së saj me dy dhoma të vogla, ajo u gjet pa ujë dhe energji elektrike. E papunë si pasojë e situatës, Penianh thotë se shpesh fëmijët i zinte gjumi teksa ajo gatuante gurët, por gjithsesi ajo thotë se fëmijët e kuptuan këtë truk të saj.

Fëmijët filluan të më thonin se unë i gënjeja vazhdimisht. Por nuk kam cfare te bej, nuk kam asgjë për t’i ushqyer, u shpreh nëna.

Një fqinj i gruas, e bëri viral këtë rast në mediat lokale dhe po ashtu hapi një llogari bankare për të. Fatmirësisht thirrjes së fqinjit, i janë përgjigjur dhjetëra donator, të cilët i kanë dhuruar para familjes në nevojë. Shpresojme qe te behet me mire per kete familje dhe te tjera si kjo anemanbane botes