Home Menyre Jetese Ngjarje e trishtë, ndahet nga jeta futbollisti i njohur

Ngjarje e trishtë, ndahet nga jeta futbollisti i njohur

181
0

Eshte ndare nga jeta ish-futbollist i Tiranës dhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80 Seit Hyseni.

Lajmin e bëri me dije presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.
Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.

Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë.Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here