Home News Nga Izraeli konfirmojnë se ata janë afër një vaksine për të luftuar...

Nga Izraeli konfirmojnë se ata janë afër një vaksine për të luftuar përhapjen e Covid-19.

752
0

Vaksina per pak kohë nga Izraeli?
Lajmi qarkullon në të vërtetë prej disa ditesh, Dhe sot Migal (Galilee Reasearch Institute) konfirmon ato që janë thënë më parë.
Vertetë shumë shpresë se një përfundim i fazës eksperimentale mund të arrihet shpejt. Dhe për rrjedhojë te shkoj në prodhim.
Ata mendojnë se “brenda një kohe të shkurtër, pas rezultateve të para shkencore të arritura,
mund të arrijmë në krijimin e shpejtë të një vaksine kundër Covid-19″.
Kjo është shpresa e miliona njerëzve në të gjithë botën.
Migal thotë se vaksina do të vinte nga një studim mbi një virus infektiv të bronkitit që prek shpendët.

Rezultatet e para jane pozitive. Me modifikimet gjenetike të krijuara për Covid-19, ata tani janë duke pritur për miratimet e nevojshme të sigurisë që mund të çojnë në testimin tek njerezit
Vetëm atëherë mund të arrihet prodhimi.

Virusi i shpendëve ka një ngjashmëri të lartë me atë të Covid-19. Shpresa rritet dhe siç u përmend, ata janë shumë të bindur që kanë arritur te sigurojne vaksinën.
Por do të na mbetet akoma të presim që testet të jenë në gjendje qe te arrijne ne treg. Fakti është se ata kanë siguri të madhe.

Dhe kjo na bën të mbetemi optimistë për mundësinë e vaksinës. Por cila do të ishte koha për ta futur në treg?
Vështirë të parashikohet sot. Në rast se të gjitha testet janë të suksesshme, do të duhet koha e nevojshme për të përfunduar procesin dhe më pas të mendohet për vendosjen e produktit në treg pas prodhimit.

Kështu që do të zgjasin ende javë, ose muaj. Në parashikimet më të ndritshme do të zgjasin një ose dy muaj, kështu që nuk do të jetë një mundësi shume e larget.