Ajo ka qene dhe mbetet nga femrat me te bukura shqiptare. Nje aktore dinjitoze dhe nga ikonat e kinematografise shqiptare. 35 vite më vonë, pas një jete shume të heshtur, pasi braktisi karrierën e saj si aktore për te bere rolin e nenes dhe pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit e saj të vetëm.
Ja cfare thote ajo: Kam qenë në punë intensive. Kam qenë e angahzuar me teatrin, me kinemanë, televizionin. Kam pasur jetë shume aktive. Kujtime të bukura nga puna por dhe nga njerëzit. Kur u largova në Greqi, atje nuk kisha në këtë mundësi komunikimi dhe u mesova me kete gje. Tashmë e kam si një emocion dhe them, oh Zot më mbakan mend.
Hije që mbeten pas është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Ferri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kinematografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Ferri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit shqiptar.
Pasi u martua me Edi Ramen jeta e saj ndryshoi dhe kjo martese nuk zgjati shume. Me pas ajo u angazhua me rritjen e djalit dhe e braktisi kinematografine.
Isha e detyruar sepse kështu na erdhën kushtet. Prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmonin që ta mbanin. E provova e çova diku në çerdhe. Se përballonte dot. Vitet ikën dhe u mesova me kte gjendje. Ai ritmi i punës mu zbeh dhe kështu që u largova perfundimisht. Nuk më vjen keq, por nuk e ndjej mungesën e asaj kohe. Më ka marrë koha tjetër, theksoi mes të tjerash ajo.
