Home News Nga dita e hene ndryshojne oraret, ja si do te jete levizja...

Nga dita e hene ndryshojne oraret, ja si do te jete levizja qe nga pensionistet tek makinat pa autorizim

579
0

Qeveria ka shpallur te ashtequajturat zonat e gjelberta ne te cilat pritet qe nga 27 prilli te levizet lirshem por me rregulla strikte dhe orare te kufizuara. Kjo paresore per pensionistet dhe makinat pa autorizim. Sipas urdhrit do te ndalohet hyrja ne perimetrin e ketyre zonave.
Për pensionistët do të lejohet lëvizja lirisht në këmbë, deri në orën 08.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër nuk do te lejohet, përveç atyre personave që kanë autorizim për punë, te tjereve ju ndalohet të dalin nga shtëpia.

Ndërsa për gjithë të tjerët, fasha orare nga 9.30 deri në 17.30 do te jete e mundshme qe të dalin nga shtëpia. Ja dhe pershkrimi i Kryeministrit Rama ne FB:

A ZONAT E GJELBËRTA KU NGA E HËNA 27 PRILL DO TË KETË NJË LEHTËSIM TË POSAÇËM TË LËVIZJES, POR ME RREGULLA STRIKT PËR LËVIZJEN:

1 Qarku Dibër
2 Qarku Gjirokastër
3 Zona e Përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
4 Zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq
5 Bashkia Divjakë

NË ZONAT E GJELBËRTA AUTOMJETET PRIVATE DO TË LËVIZIN PA AUTORIZIM NGA ORA 09.30 DERI NË ORËN 17.30, POR ME RREGULLIN E VETËM 2 PERSONAVE NË MAKINË, NGA I CILI PËRJASHTOHEN KATEGORIKISHT PENSIONISTËT!

NDALOHET RREPTËSISHT HYRJE-DALJA NË PERIMETRIN E KËTYRE ZONAVE

PENSIONISTËT DO TË LËVIZIN LIRISHT NË KËMBË, DERI NË ORËN 08.30 DHE DERI NË KËTË ORË ASNJË KËMBËSOR TJETËR PËRVEÇ ATYRE QË KANË AUTORIZIM PËR PUNË, NDALOHET TË DALË NGA SHTËPIA

NGA ORA 9.30 DERI NË 17.30 TË GJITHË TË TJERËT MUND TË DALIN NGA SHTËPIA.

KUJDES! NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË E MË SHUMË SE DY PERSONAVE

NDALOHET RREPTËSISHT QËNDRIMI NË NJË VEND I MË SHUMË SE DY PERSONAVE DHE NUK LEJOHET FREKUENTIMI I PARQEVE PUBLIKE NË 14 DITËT E ARDHSHME

Apeli im për të gjithë qytetarët e këtyre zonave është që të bëjnë më të mirën, duke garantuar me sjelljen e tyre kushtet e sigurisë për veten e të tjerët, në mënyrë që të mos kthehemi mbrapsht për shkak të shkeljeve në këto zona dhe po ashtu, të ndihmojnë të gjithë Shqipërinë me shembullin e tyre pozitiv.