Albina dhe Familja Kelmendi është shpallur fitues i votave të publikut në Fest 60 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Duje” në skenën e madhe të Eurovision.
Edhe këtë vit, ndarja e çmimeve nuk ka kaluar pa polemika. Të shumtë ishin ata të cilët dëshironin të shihnin Elsa Lilën, këngëtarja u zgjodh më e mira nga juria.
Por televotuesit e shumtë nga Shqipëria dhe Kosova mbështetën Familjen Kelmendi. Sipas mediave në Kosovë, ata kanë angazhuar edhe një kompani marketingu, gati një muaj para se të niste Festivali i Këngës, në mënyrë që korrnin mbështetje sa më të madhe.