Home Menyre Jetese Nëna e Skënderbeut, Vojsava Tribalda, ishte gjak i pastër Arbër

Nëna e Skënderbeut, Vojsava Tribalda, ishte gjak i pastër Arbër

531
0

Burimet historike flasin për kohën e ardhjes së grekërve dhe të sllavëve në gadishullin Ballkanik (Ilirik).Për shqiptarët nuk ka një informacion të tillë ,pasi nuk janë te ardhur, por autoktone që kur lindi jeta në këtë rajon.

Në histori sillen plot shembuj, që shpjegojnë se perandor e mbretër nga vende të ndryshme janë martuar me gra nga shtresa të larta të kombeve të tjera për qèllime politike me interes të ndërsjelltë.Nuk kemi lexuar, as dëgjuar nga të tjerët të kene debatuar mbi përkatësinë etnike të ndonjerës prej tyre ashtu siç është debatuar mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit, shoqe e Gjonit, nënën e Skënderbeut.


Kush shërbeu si bazë mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit?
1.-Autorët bashkëkohës të Skënderbeut si Gjon Muzaka,Barleti,Volaterano e të tjerë nuk u shprehën mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit,disa prej tyre u shprehën për Vojsavën si arbëre,të tjerë e paraqitën atë si serbe, ose bullgare.
2.-Mendimet e disave mbi Vojsavën i përkasin kohës kur debatohej dhe për Kastriotët si sllav,apo grek , edhe Vojsavën e paraqiten si sllave.
3.-Disa studiues janë mbështetur në burime jo të sakta,për shkak të distancës së largët, mosnjohjes së terrenit administrimit të Pollogut,që zotrohej nga i ati i Vojsavës.
4.-Është abuzuar dhe me trajtën e emrit Vojsava dhe mbiemrin Tribalda ,sikur gjoja tingëllojnë sllavishtë.

Lind pyetja; Pse as Gjon Muzakaj , as Barleti e te tjere bashkekohes nuk u shprehën mbi përkatësinë etnike të Vojsava Kastriotit? Nuk e dinin? Kjo nuk besohet.

Gjon Muzakaj ishte mik i kësaj familje, kusheri i parë i Donika Kastriotit, shoqes së Skënderbeut sipas prof. dr. Kristo Frashërit. Përkatsia etnike e Vojsavës ka qenë e ditur, jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerët bashkëkohës të saj. Ata nuk u shprehen mbi përkatësinë etnike të Vojsavës ,sepse dihej nga të gjithë dhe e kanë quajtur të panevojshme.

Kush ishte Vojsava Tribalda?

Historiani nga Zvicra O. Shmitt në librin e tij “Skënderbeu”, botimi i vitit 2007 rezulton të ketë shfrytëzuar shumë burime arkivore, sidomos sllave rreth Kastriotëve, mbi përkatësinë etnike të Vojsavës ai nuk arriti të gjejë ndonjë dokument të besueshëm e bindës që t’i referohet , por u detyrua të bazohej në një supozim të paargumentuar (përrallë), kur në fq. 37 të librit të tij shkruan: “…..duhet supozuar se Vojsava do të ketë qene e bija e Gregur Brankoviçit. ” Mbi bazën e këtij supozimi ai nxjerr edhe përfundimin absurd: ”…. . princi Gjergj Brankovic, padyshim kushëri i Skënderbeut” fq. 55. (? ! )

Pra, janë disa burime të besueshme të kohës, që flasin se Vojsava Tribalda dhe Vrano Konti ,të dy janë gjak Muzakajsh në linje femrore, të dy kanë të njejtin mbiemër (mbiemrin Tribalda) dhe të dy janë nga e njejta krahinë, Pollogu i Dibrës. (Edhe V.Konti ishte nga rajoni i Pollogut.)

Fan Noli dha mendimin e tij se Vojsava vinte nga një degë e fisit të Muzakajve

Ka plot studjues e historiane të tjerë që argumentojnë se dibrania e hirshme ,Vojsava Tribalda Kastrioti, është e përkatësisë arbërore.

Pse themi dibrania e hirshme? — Dibra në mesjetën e Kastriotëve shtrihej nga malsitë e Prizrenit në veri deri në afërsi të Ohrit në jug dhe nga rrjedha e Vardarit në lindje ,deri në Ultësirën matjane në perëndim dhe zinte vend qëndror në trevat shqiptare.Brenda këtij territori përfshihej dhe Pollogu ,vendlindja e Vojsava Tribalda Kastriotit.

Mbështetur në dëshmitë e Muzakajve,të A,G.v.Hahn,të Babingerit,të F.Nolit, të H.Sadikut,të N.Flamurit e shumë të tjerëve dhe në mungesë të një dokumenti bindës të kundërt me ta , mendoj se hidhet mjaftueshëm dritë për të pranuar se dibrania e hirshme Vojsava Tribalda Kastrioti ,e ëma e Skënderbeut, i përkiste etnisë arbëre dhe jo asaj serbe, apo bullgare.